A është i dëmshëm përdorimi i tepërt i vajit të ullirit?

Tanimë dihet për benefitet e shumta që vaji i ullirit ka, mirëpo a është i dëmshëm konsumimi i tepërt i tij. Healthline ka treguar për disa nga rastet kur përdorimi i tepërt i vajit të ullirit mund të kenë një ndikim negative për shëndetin tonë.

Vaji i ullirit është shumë i pasur me agjentë anti-inflamatorë dhe anti-oksidantë. Ai përdoret për ushqime, mirëpo disa njerëz e konsumojnë atë në bark të thatë, si mjet për parandalim të disa probleme shëndetësore.

Vaji i ullirit gjithashtu përmban vitamina A, D, E dhe K.Yndyra që ky vaj përmban zakonisht është e pranuar për organizmin, sepse është i shëndetshëm dhe në të shumtën e rasteve nuk ka ndonjë efekt negative. Mirëpo sa vaj ulliri duhet të konsumoni?

Vaji i ullirit nuk këshillohet që të përdoren në sasi shumë të lartë, për shak të kalorive të tepërta që përban. Vetëm një lugë vaj ulliri përmban 119 kalori. Kështu që nëse keni dëhsirë të merrni sa më pak kalori gjatë ditës, ose jeni në dietë atëherë nuk duhet të konsumoni më shumë se lugë e gjysme vaj ulliri në ditë.

Përndryshe, në studimet e mëparshme është vërtetuar që vaji i ullirit mund të parandalojë disa sëmundje të zemrës, është i mirë edhe për parandalimin e demencës dhe disa çrregullimeve të tjera mentale.

loading…