A e shkeli Vjosa Osmani Kushtetutën me ndërhyrje në Shërbimin Civil duke pezulluar konkurset?

Ligji për Zyrtarë Publikë në Republikën e Kosovës, në kuadër të të cilit hynë edhe nëpunësit civilë në mënyrë të qartë e ndanë sherbimin civil nga të emëruarit politikë.

U.d e Presdentit, Vjosa Osmani, me vendimin e sotëm për pezullimin e konkursit për pozitën Zyrtar i Lartë i Protokollit në Departamentin e Protokollit në kuadër të Zyrës së Presidentit në mënyrë flagrante e ka shkelur nenin 101 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjin për zyrtarë publikë që rregullon fushën e shërbimit civil në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

Vendimi i Vjosa Osmanit jo vetëm që është kundër-kushtetues, sepse Kushtetuta në nenin 84 përcakton taksativisht kompetencat e presidentit, por ky vendim është edhe skandaloz, kur dihet mirëfilli se përgjegjës për fushën e shërbimit civil në Zyrën e Presidentit është Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Presidentit.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri.

Osmani ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Në këtë vendim mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”. /Ballkani.info/