Problemet në lidhje rrallëherë janë 100 për qind bardh e zi, por nuk ka dyshime se të gjithë e arrijnë një fazë ku ose është e domosdoshme të fejohen ose të ndahen.
Nëse keni qenë duke folur për martesë, atëherë normalisht se do të vjen një kohë ku thjesht duhet ta bëni atë.
Por nëse angazhimi afatgjatë ju frikëson – dhe është diçka që nuk e keni primare – atëherë ndoshta është koha të ndaheni.
Sidoqoftë, nëse jeni në dyshime se çfarë duhet t’i bëni, atëherë këto shenja ndoshta do t’ju ndihmojnë:

Shenjat që tregojnë se bën të martoheni
Keni qenë së bashku dhe ndiheni të lumtur
Nëse keni qenë bashkë për vite të tëra dhe keni një lidhje të lumtur, atëherë martesa është hapi tjetër i logjikshëm. Prandaj, nëse ndiheni e lumtur në lidhjen afatgjatë që e keni, duhet ta konsideroni me seriozitet martesën.
Vazhdimisht flitni për të ardhmen
Nëse vazhdimisht flitni për planet e së ardhmes, atëherë është shenjë e qartë se nuk jeni duke i ndarë rrugët. Kjo është indikator i fortë se do të jeni bashkë edhe në të ardhmen, prandaj fejesa është hap i logjikshëm.
Partneri ju nxitë ta përmirësoni veten
Një lidhje e shëndetshme i përfshin dy njerëz të cilët e nxisin njëri-tjetrin të përmirësohen, qoftë nëse është fjala për të qenë më të shëndetshëm, ta ndjekin punën e ëndrrave apo më në fund t’ia fillojnë ta shkruajnë atë roman! Nëse jeni në lidhje të këtillë, konsiderojeni veten me fat dhe fejesa nuk është gjë e gabuar.







