A duhet ta kenë qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë testin për Covid- 19 për të hyrë në Kosovë?! Arben Vitia nuk ka “haber”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka pasur përgjigje nëse qytetarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë të kenë testin për të hyrë në Kosovë.

Krejt çka tha Vitia, është se për këtë Ministria e Shëndetësisë do të dalë më ndonjë sqarim.

“Nuk kemi mundur të japim sqarime për të gjitha pikat, por gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë do të dalë me një sqarim”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni konferencën e plotë për media të Kryeministrit Kurti e Ministrit Vitia.