‘A doni me ia shti flakën naj kerri’, Haki Abazi i kapet deputetit të Listës Serbe

Pas pesë muajsh mungesë, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës.

Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh.

Ishte deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.