Presidenti ukrainas

A do t’i duhet Vuçiqit t’i raportojë Putinit: Për çfarë e falënderoi Zelensky – Serbinë (Video)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marr pjesë në samitin Ukrainë – Evropë Juglindore, që po mbahet në Tiranë. Ai e shfrytëzoi këtë takim për një sërë takimesh dypalëshe, ndër të cilat ishte takimi me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Një nga shtetarët me të cilët Zelenski u takua në Tiranë ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“U takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe e falënderova Serbinë për mbështetjen që i jep sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndihmën humanitare dhe financiare, si dhe mirëpritjen që u ofron ukrainasve të ikur nga lufta. Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne ramë dakord për kontaktet e ardhshme me qëllimin e zgjerimit global të mbështetjes për Formulën e Paqes. Unë e informova presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në fushën e betejës. Ne diskutuam edhe për sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”, tha Zelenski pas takimit.

Sipas portalit boshnjak Oslobodjenje, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë ndaj këtij lloj komenti të Volodymyr Zelenskiy ai të cilin Vuçiq e thekson gjithmonë si mik të madh të Serbisë dhe popullit serb, presidenti rus Vladimir Putin, gjegjësisht për ndihmën që ofron Serbia në Rusi.