A do të vaksinohet i pari Albin Kurti me AstraZeneca për t’i siguruar kosovarët se vaksina ia vlen?

Kanë mbërritur në Kosovë vaksinat e para anti-Covid.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes programit COVAX.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është një kontingjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve.

Ai ka thënë se secila jetë në çdo vend të botës është e çmuar.

Kurti ka thënë se virusi nuk njeh kufij e dhe askush nuk është i sigurt derisa të gjithë janë të sigurt, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, shtrohet pyetja, me të drejt, se a do të duhej të vaksionohet i pari kryeministri Kurti, që kosovarëve t’ua heqë dilemën për sigurinë që ka vaksina AstraZeneca, kur dihet se ka pasur shumë raportime gjithandej botës, për disa efekte anësore.

Po ashtu, vetëm 10 ditë më herët, shumë shtete pezulluan vaksinimin me AstraZeneca, megjithatë, disa e kanë rifilluar procesin pas marrjes së konfirmimit nga EMA (Agjencia evropiane e ilaçeve) për sigurinë e saj.

Shumë liderë botëror janë vaksinuar para kamerave për t’i siguruar qytetarët e tyre se nuk ka rrezik nëse merret vaksina. /Ballkani.info/