A do të tërhiqet Qeveria nga veriu pas reagimeve të ndërkombëtareve? Flet ministri i Kurtit

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se kryetarët e komunave në veri kanë filluar punën dhe do të vazhdojnë punën e tyre në objektet e komunave.

Për reagimin e sekretarit Blinken, ministri Krasniqi ka thënë se kryetarët nuk janë të emëruar por të zgjedhur nga votat e qytetarëve, “kjo është e rëndësishme”.

Ministri tutje është shprehur se ministria e tij do të jetë e angazhuar në mënyrë që kryetarët të përmbushin detyrat dhe mandatin e tyre.

Ministri Krasniqi ka potencuar se kryetarët janë të gatshëm të japin shërbime në të mirën e qytetarëve.