A do të shkoj delegacioni i Kosovës në ShBA me avionin e Pacollit? Tregon këshilltari i tij

Delegacioni kosovar i prirë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti me 27 qershor pritet të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë kjo që ka të bëj me bashkërendimin  e veprimeve në lidhje me finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Se si do të aranzhohet udhëtimi i tyre dhe se si ato të shkojnë në Washington DC ka zgjuar kureshtjen me një postim këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Ai përmes një statusi ka shkruar se “kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, duke lënë të nënkuptohet se udhëtimi i krerëve të shtetit për në ShBA do të bëhet me avion të Pacollit. 

Ndryshe Pacolli sa ishte pjesë e institucioneve të shtetit, të gjitha udhëtimet e tij i ka zhvilluar me avionin e tij privat.