Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur këtë të premte mbledhjen ku do të diskutojë nëse duhet shkarkuar nga detyra apo jo kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura, ndryshe nga herët e tjera dhe pritet të diskutojë kërkesën e opozitës për shkarkimin e Markut.

Kujtojmë se ka qenë qenë dy partitë kryesore opozitare PD e LSI, të vilat kanë kërkuar shkarkimin e Arta Markut, jo vetëm për faktin se koha e saj në postin e përkohshëm është tejzgjatur falë ndërhyrjeve politike, por edhe për rastin e njërit prej anëtarëve të KLP-së, Bujar Sheshit, i cili rezulton se ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Opozita ka sulmuar Markun si personin përgjegjës për shkeljen ligjore, duke u shprehur se kandidatura e Sheshit, i cili sot është anëtar i KLP-së, u bë pa pritur përgjigje për verifikimin e figurës dhe integritetit të tij.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur këtë të premte mbledhjen ku do të diskutojë nëse duhet shkarkuar nga detyra apo jo kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.