A do të mbyllen lolaket? Rama bën paralajmërimin e fortë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë reagim të fortë për qendrat tregtare dhe qytetarët, pasi nuk po respektohen masat anti-Covid.

Teksa e pyetën nëse ka një plan për të mbyllur baret dhe restorantet apo për të shkurtuar orën policore, Rama tha se për momentin nuk kanë, por jane duke diskutuar me Komitetin e Ekspertëve.

Kryenibistri Rama theksoi se nuk duan të rikthehen te kufizimet e fotta, megjithatë janë duke studiuar një plan që do të çonte në uljen shifrave rekord që po raportohen ditët e fundit.
Gjithashtu ai kërkoi ndryshim të qasjes së policisë, ndërsa paralajmëroi edhe kontrolle në lokale, për shkak se po shkelen rregullat në masë.

“Njerëzit nuk janë sot siç kanë qenë para disa javësh. Që nga viti i ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Ka shumë abuzim, që nga ata që nuk vënë maskat në rrugë. Shikoj ca nga këta patriotët e mi në Surrel që i vënë këtu poshtë. Ose faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjëisë në njësitë tregtare. Sheh qartësisht që këtu ka një lëhsim të vetes. Këtu është shumë e qartë që në çdo centimetër që lëshojmë virusi përparon. Në cdo centimetër që ne fitojmë virusi zbrapset. Ka plot në Shqipëri ekspertë pa shkollë, ata i dinë të gjithë që fillojnë me ato humoret që virusi fle natën. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve.

Presim edhe nga komiteti i ekspertëve. Është e para që ne të zbatojmë këto që kemi dhe policia të ndryshojë qasjen. Më vjen shumë keq që nga ditët në vijim nuk do të shikojmë ndryshim qasjes nga njësitë tregtare. Për këtë arsye më duket se është një çlirim i dytë. Si t’ja bëjnë me kur nëpër lokale rrinë ngjitur dhe bëjnë edhe party. Si t’ja bëjmë? Këto ditë do të shikojmë reagimin, pas këtij mesazhi dhe ndërkohë do të përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë. Pa dashur të kthehemi te kufizimet e forta. Disa kufizime jemi duke i studiuar që të kenë impakt maksimal në uljen e ndërveprimeve. Për momentin nuk kemi. Është Komiteti që bën të gjithë vlerësimin. Jemi të bindur se do të reagojmë me forcë ndaj njësive tregtare dhe qytetarëve që nuk vënë maskën”, u shpreh Rama.