A do të ketë fatin e njëjtë si dy kryeministrat paraprakë: Hoti ka një përgjigje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ai nuk është një kryeminitsër për për t’u konfrontuar, por për t’i kryer obligimet që i janë dhënë.

Sot gjatë ditë Hoti kishte takim me me odat ekonomike të Kosovë, ku ndër të tjerash ai u pyet se a do të ketë fatin e njëjtë si dy kryeministrat paraprakë, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, por Hoti i qetë si zakonisht, qetë edhe dha përgjigje.

“Nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”, tha shkurt Hoti para gazetarëve.

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur sot një takim me odat ekonomike, ku ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë ka krijuar një momentum të ri, ku Kosova në pesë vitet e ardhshme mund të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende të reja të punës.

Kryeministri Hoti tha se falë kësaj marrëveshje në Kosovë do të investohen 1 milardë dollarë

Krahas kësaj, kreu i qeverisë i bëri thirrje gjitha grupeve parlamentare të votojnë për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollar për investim. Një skemë e veçantë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe mesme dhe projekte të ndryshme për partneritetin publiko-privat. Për pesë vite Kosovën mund të kthejmë në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, tha ai./