Pas kompletimit të finalistëve të Champions League, sonte rendi është për Europa League.

Në garën e dytë shumë lehtë mund të kemi një finale angleze nëse bazohemi te rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinaliste.

Manchester United, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Athletic Bilbao, derisa Tottenham Hotspur ka triumfuar përballë Bodo Glimt me rezultat 3:1.

Mbetet të shihet nëse Manchester United dhe Tottenham Hotspur, do të jenë në finalen e 21 Majit, e cila zhvillohet në Bilbao të Spanjës.