A do të jetë Shyqiri Bytyqi kandidat për deputet në koalicionin AAK-PSD?

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka aderuar sot në Partinë Socialdemokrate.

Bytyqi ishte zyrtar i Nismas Socialdemokrate ku vendosi të largohej për t’u bashkuar me partinë e Shpend Ahmetit.

Ballkani.info ka kontaktuar me Bytyqin pas prezantimit nëse do të jetë kandidat për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD.

“I mbetet këshillit drejtues të vendos për këtë, por besoj se do të jem në listën e kandidatëve për deputet”, tha Bytyqi.

Listat janë të hapura deri të premten për t’u konfirmuar gjithë kandidatët që do të synojnë të jenë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Ballkani.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message…