A do të arrestohen personat që refuzojnë t’i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale?

I njohur si komandant “Molla e Kuqe”, ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala ka marrë dje ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Gjykata Speciale është funksionalizuar dhe ka përpiluar ftesat e para për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët akuzohen për krime “të supozuara” të UÇK-së.

Remzi Shala, thotë se nuk e njeh Gjykatën Speciale pasi që e sheh si padrejtësi ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së. Ai po ashtu ka thënë se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Ballkani.info ka raportuar mbrëmë për ftesën që ka pranuar ish komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së pranë Shtabit të Përgjithshme.

Sot, komandant “Molla e Kuqe” raportohet se nuk gjendet në shtëpinë e tij në Shirokë të Suharekës, duke nxitur dyshime se ai nuk do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale.

Por, çfarë do të ndodhë me personat e akuzuar që nuk do t’i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale?

Sipas burimeve të Ballkani.info kjo Gjykatë do të veprojë në mënyrë detyruese që personat të cilët nuk i përgjigjen ftesës, të sillen me forcë në Hagë.

Gjykata Speciale ishte votuar nga Parlamenti i Kosovës në tentativën e dytë, pasiqë herën e parë ishte kundërshtuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturën e kaluar. /Ballkani.info/