A bëri vepër penale LDK-ja me falsifikimin e nënshkrimeve të deputetëve?
LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje tentuan të thërrasin seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me nënshkrime të falsfikuara.
Ata i dorëzuan në Kryesi 42 nënshkrime të deputetëve dhe kjo bëri që të caktohet seanca, mirëpo më pas u konstatua se katër nënshkrime ishin falsfikuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Aty figuronin nënshkrimet e deputetëve të Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari, si dhe dy nënshkrime të deputeteve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Dorutina Maloku të cilat gjendet në Amerikë, raporton Ballkani.info.
Pas ankesës së Ilir Dedës, kryesia u mblodh urgjentisht dhe e anuloi seancën, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja thanë se ky ishte gabim teknik.
“Zotërinjë të Opozitës-Falsifikimi është vepër penale e jo gabim teknik”, ka thënë deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj. /Ballkani.info/