Deputetët e LVV-së
Rrahmani e Korenica tregojnë nëse do të jenë pjesë e VV-së pas përplasjeve për Kodin Civil
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka thënë se nëse nuk pajtohet me programin e VV-së për zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e këtij subjekti politik.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në ”Pressing” të T7, teksa po flitet edhe për çështjen e shamisë, Kodit Civil.
“Edhe në zgjedhjet e ardhshme në momentin që unë nuk pajtohem në aspektin përmbajtjesor qoftë dhe në një pikë unë nuk do të jem pjesë e garës zgjedhore që promovon diçka që unë mendoj që nuk është e dobishme për shoqërinë”, ka thënë Rrahamani.
Ndërkaq deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica ka thënë se në LVV ishin pajtuar që të ketë grupe të ndryshme.
“Ne atë që e kemi nis në Lëvizjen Vetëvendosje është që për brenda kemi me takuar grupe të bindjeve të ndryshme, dhe këtu ka qenë suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Korenica.