Çerekfinalja
Mësohen çiftet për çerekfinalet e Carabao Cup
Tetë ekipet e mbetura në Carabao Cup e njohur edhe si EFL Cup kanë mësuar kundërshtarët për ndeshjet çerekfinale.
Të martën u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa të mërkurën mbrëma u zhvilluan gjashtë ndeshjet tjera, ku pati edhe befasi me disa skuadra të mëdha të eliminuara.
Arsenali dhe Manchester Unitedi ishin dy ekipet më të mëdha të eliminuara, pasi u mposhten nga West Hami, përkatësisht Newcastle United.
Përveç këtyre dy ekipeve, kualifikimin tutje e kanë siguruar edhe Liverpooli, Chelsea, Fulhami, Evertoni, Port Vale dhe Middlesbrough.
Tonight's full-time scores!#EFL | #CarabaoCup pic.twitter.com/7hgfMhMl9s
— Carabao Cup (@Carabao_Cup) November 1, 2023
Por, cila skuadra do të ndeshen mes vete në kuadër të çerekfinaleve të EFL Cup?
Ndeshja më interesante dhe më e fortë padyshim se do të jetë ajo mes Liverpoolit dhe West Hamit, por keq nuk ia lë as ajo mes Chelseat dhe Newcastle.
Në dy takimet tjera, Evertoni e pret Fulhamin, ndërsa Port Vale luan me Middlesbrough.

Çiftet çerekfinale
Everton – Fulham
Chelsea – Newcastle
Port Vale – Middlesbrough
Liverpool – West Ham