Afera e rezervave shtetërore, arrestohet Ridvan Muharremi
Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin – Ridi për aferën e rezervave shtetërore, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Policia nga mëngjesi ka bastisur edhe pronat e tij.
Ai u arrestua para restorantit të tij “Bukë e zemër”.
Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit në Prishtinë.
Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, pak më herët tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.