Francë
S’ka minuta për Zhegrovën në ndeshjen e parë të Ligue 1
Sot ka startuar edhe elita e futbollit francez, me ndeshjen Nice – Lille që e hap kampionatin francez
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova nuk është titullar në ndeshjen e parë të Lille që e zhvillon kundër Nice si mysafirë në Francë.
Trajneri Paul Fonseca ka zgjedhur që të startojë sonte me formacion 4-4-2 duke e lënë Zhegrovën në bankë derisa vijës së sulmit të Lille i prin Jonathan David dhe Alan Virginius.
Le premier onze de Paulo Fonseca pour cette nouvelle saison ⚔️
— LOSC (@losclive) August 11, 2023
Allez les gars ! 👊#OGCNLOSC pic.twitter.com/8l9ZOK5zNK
Zhegrova ishte në dyshim për këtë ndeshje edhe para se të fillonte për arsye se u tha se ai po vuan nga një lëndim në kofshë. /GazetaExpress/