Zbulohet oferta e Galatasarayt për Rashicën
Galatasaray është duke e menduar çdo mundësi apo rrugë që çon drejt blerjes së kartonit të Milot Rashicës.
Gjiganti turk është i kënaqur me kontributin dhe me paraqitjet e yllit kosovar.
Vushtrriasi e nisi zbehtë jetën e re në Stamboll, por me kohë u ambientua dhe më pas i bindi drejtuesit e klubit.
Galatasaray po planifikon ta shesë futbollistin Mustafa Muhammed, nga i cili mund t’i përfitojë 6 milionë euro. E më pas, të vihet në ofanzivë për ta blerë përfaqësuesin kosovar, të cilin e huazoi nga Norëich City në fund të verës.