Skllavëria moderne
Shkruan: Korab Blakaj
Kostoja mesatare e ulët për të rritur dhe shkolluar një fëmijw deri në moshën 21 vjeçare, sillet mes 50-70 mijë euro. 700 mijë qytetarë të larguar i kanë kushtuar Kosovës dhjetëra miliarda euro.
Në 700 mijë krahë pune të gatshëm, Evropa ka investuar 0 euro.
700 mijë qytetarë të larguar nga Kosova, i sjellin Kosovës 1 miliard euro remintenca në vit!
Punojnë 12 muaj për të dërguar mesatarisht 1500€ në vit! Nga puna mujore prej andej vjen vetëm 125€.
Për 125€ askush nuk punon në Kosovë.
Pjesa tjetër e pagws rishpenzohet në Evropë!
Mesatarja e të ardhurave vjetore e kalon shumën 21 miliardë në vit.
Vlera e përbashkët e punës është mesatarisht 4 fishi i të ardhurave!
700 mijë skllevërit modernë. Unë mes tyre!
Kush flet për diasporën si aset e investim strategjik , e jo si humbje e jashtëzakonshme , është i rrjedhur nga truri!
Kush krijon kushtet ta riatdhesojë diasporën është STRATEG dhe BURRËSHTETAS!