FDA-ja autorizon pilulën e Pfizerit për trajtimin e COVID-19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën trajtimin e parë antiviral oral për COVID-19: Paxlovid, një pilulë e prodhuar nga Pfizer.

Kjo është pilula e parë antivirale COVID-19 e autorizuar, që të sëmurët ta marrin në shtëpi, përpara se të sëmuren aq sa të shtrohen në spital.