Lazio ndalet nga Cagliari
Lazio nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim në shtëpi, duke later 2:2 me Cagliarin.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë te Lazio u paraqit Elseid Hysaj derisa në bankën rezervë ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi dhe portieri Thomas Strakosha.
Në pjesën e parë u shënua një gol. Sulmuesi Ciro Immobile realizoi në minutën e 45-të për 1:0.
Me të nisur pjesa e dytë Joao Pedro barazoi në 1:1, me golin e shënuar në minutën e 46-të.
Keita Balde shënoi më pas për Cagliarin për rezultatin 2:1.
Kryeqytetasit arritën të barazonin në minutën e 83-të me Danilo Cataldi. Ai vendosi rezultatin final, 2:2.
Lazio pas katër ndeshjeve ka shtatë pikë derisa Verona tri sosh.