E rrahu njerkën e saj, arrestohet gjakovarja
Është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se është përleshur fizikisht me njerkën e saj.
Sipas raportit të policisë nga ky rast, i ndodhur të shtunën, rreth orës 19, nuk është raportuar për të lënduar.
Ndërkaq me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.