Bali Muharremaj i gatshëm ti ofrojë ndihmë komunës së Deçanit, pas helmimit të qindra qytetarëve
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka premtuar ndihmë kryetarit te Deçanit, Bashkim Ramosaj, për qytetarët e helmuar raporton Ballkani.info
“E kam kontaktuar Kryetarin Bashkim Ramosaj, i cili po qëndron tërë kohën afër qytetarëve dhe personelit shëndetësor. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku konsiderohet e rëndësishme.” ka shkuar ai në Facebook.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve, që po përballen me këtë problem.
Kujtojmë se komuna e Deçanit ka ndarë 5000 euro për qytetarët e helmuar.
Shkrimi i plotë: