Përqafime e puthje me vajza në sy të vëllait 12 vjeçar – pamjet e Fitim Pirevës duke u futur në banesën që gënjeu se nuk e kishte
I riu i cili kërkonte ndihmë nga njerëzit për dhurim të parave dhe për ndihma, Fitim Pireva, është zbuluar nga emisioni ‘Radar’, se ai ka qenë duke gënjyer tash e disa muaj.
Fillimisht Fitim Pireva, ka kërkuar ndihmë në emisionin e Edita Dolit, derisa ajo i kishte premtuar se ekipi i saj do të merret me rastin e tij dhe do t’i dalë në ndihmë.
Mirëpo ata kishin zbuluar se i njëjti është duke gënjyer dhe kushtet e tij nuk janë të dobëta.
Pireva në emision e pranon se ka gënjyer, por thotë se nuk ka shtëpi. Autorja e emisionit e paralajmëroi se nëse nuk e pranon, emisioni do të publikojë videot me disa vajza me të cilat ai shoqërohet në sy të vëllait të tij.
Gazetarja tha se është e shqetësuar me fëmijën e vogël që shëtitet mbrëmjeve në atë ambient.