Emrat e 1 mijë e 643 të pagjeturve

Jetët e personave të pagjetur si pasojë e konfliktit të fundit në Kosovë, përgjatë viteve janë kthyer në numra.

Shumë rrallë flitet për identitetin dhe prejardhjen e tyre.

Përmes kësaj harte, Radio Evropa e Lirë ka tentuar të vendosë mbrapa numrave, emrat, vitin e lindjes, vendin e lindjes dhe rajonet ku janë parë ata për herë të fundit. Emrat e të pagjeturve në hartë janë kategorizuar në bazë të vendit të tyre të lindjes.

Edhe 21 vjet pas konfliktit, familjet shqiptare, serbe dhe ato të nacionaliteteve tjera, janë ende në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.

Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Emrat e të pagjeturve mund t’i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.evropaelire.org/a/kush-jane-te-pagjeturit-ne-kosove/30810611.html