“City janë të paprekshëm”
Ish mbrojtësi i Manchester United nuk e she një skuadër që mund ta ndalojë kampionin e Anglisë për ta fituar edhe këtë sezon Premier Ligën
Uria e pashtershme e Pep Guardiolas për sukses është një detal për vëmendje dhe Manchester City do ta fitojë përsëri titullin, thotë Gary Nevillë.
“Pep nuk e llogarit rëndësinë e një ndeshje në futboll siç bëjmë ne”, tha Neville për Sky Sports të hënën.
“4-0, ju shkoni me vetëbesim në zhveshtore pas ndeshjes, por ai ka vendosur edhe standarde të reja që të tjerët nuk e kanë bërë”.
“Ndonjëherë mendoj që ai dëshiron të na dërgoi një mesazh për lojtarët e tij që kur ai sheh një pakënaqësi të vogël apo gjëra që nuk janë të drejta, ai i vulos ato”.
“Ai nuk lejon që të bien nën standardët e tij në asnjë mënyrë dhe është parë edhe këtë sezon se kur ata e fituan ligën, kishte një rënie në horizont”.
“Çdo ditë deri në fund të sezonit, ai vazhdon të sigurojë që mos të këtë ankesa që mund të ndikojnë në ndonjë moment të ndeshjes”.