Zemaj optimist: Do dalim triumfues ndaj COVID19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në Facebook lidhur me pandeminë, qytetarëve i ka dhënë shpresa.

Ai ka thënë se edhe në luftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues, sikurse në rastet e tjera.

“Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin”, ka shkruar ndër tjera Zemaj.