Zyrtare: Pensionohet Ivan Rakitic

Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic, ka vendosur që të pensionohet nga Kombëtarja e Kroacisë, duke thënë se ky ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

32 vjeçari ka regjistruar 106 ndeshje me fanellën e shtetit të tij, duke shënuar 15 gola. Në mesfushë së bashku me Luka Modricin ishin të pazëvendësueshëm për më shumë se një dekadë.

Lajmi për pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kroacisë u bë i ditur nga Federata e Futbollit e Kroacisë përmes një njoftimi në faqen zyrtare.


Ndryshe, Ivan Rakitc së fundmi u rikthye te skuadra e Sevillas, pas gjashtë viteve të kaluara te Barcelona. Kroati me Sevillan nënshkroi kontratë 4 vjeçare.