Qeveria nuk do t’i kompensoi paratë e TRUSTIT

Pritja e qytetarëve për të marrë deri në dhjetë për qind të kursimeve pensionale mund të shkoi huq. Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim se si do të veproi lidhur me paratë e Fondit të Kursimeve Pensionale, për të cilat u tha se do të mund të tërhiqen gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Ekonomia n’Fokus”, ka bërë të ditur se ende nuk është definitive nëse qytetarët do të mund ti tërheqin partë ose jo për shkak të telasheve që mund të dalin me kompensimin e këtyre mjeteve nga buxheti i shtetit, shkruan gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se vetëm 1 për qind e qytetarëve kanë të kursyera nga mbi 25 mijë euro në Trust, ndërsa pjesa tjetër kanë shuma të vogla.

Kjo sipas Bajramit e vështirëson edhe punën e kompensimit të tyre në të ardhmen.