Pogba befason të gjithë me vendimin e fundit

Paul Pogba pritet të marr vendimin që më së paku pritej nga ai. Mesfushori francez që ishte pranë ndarjes me Manchester United, tani duket se ka ndërruar mendje.

Pogba është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester United. Pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë vit, francezi ka një arsye për të cilën është bindur në qëndrim.

Përfaqësuesi i tij, Mino Raiola ka biseduar me lojtarin dhe janë pajtuar në parim për një kontratë të re te Man United. Ardhja e Bruno Fernandez ka ndikuar që Pogba të ndryshojë mendje.

Pogba pritet të ketë rritje page me kontratën e re, e cila aktualisht i përfundon në fund të vitit të ardhshëm.