Kryeministri Kurti emëron edhe një këshilltar politik, ish zëdhënësin e VV-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, Erzen Vraniqi, këshilltar politik të tij.
Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik.
Vraniqi më herët ka qenë zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes. /Ballkani.info/