Tottenhami e mbyll pjesën e parë ndaj Brightonit në disavantazh (Video)
Tottenhami i ka mbyllur 45 minutat e para ndaj Brightonit në disavantazh.
Ishte goli i mbrojtësit Adam Webster që i dha epërsinë Brightonit në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Skuadra e Jose Mourinhos ka në dispozicion pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin dhe të mos mbetet prapa në garën për sigurimin e vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve.