Po shkëlqejnë vajzat e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, e ka përfunduar pjesën e parë me rezultat 2-0, ndaj kombëtares turke.
Kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2021 dhe po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli i parë ka ardhur pas një aksioni shumë të mirë të vajzave të Kosovës, kurse goli i dytë u realizua pas një gabimi të portieres turke.
Para fillimit të ndeshjes, përzgjedhësja Afërdita Fazlija është shprehur optimiste për suksesin e vajzave të Kosovës.