Vdiq vajza nëntëvjeçare e Luis Enriques
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique ka bërë të ditur se e bija e tij nëntëvjeçare ka vdekur, pas përballjes me kancerin.
Enrique u largua nga roli i tij si trajner i Spanjës më herët gjatë këtij viti, për t’u fokusuar te e bija e tij.
Vajza e tij, Xana, vuante qe pesë muaj nga një kancer i eshtrave.
“Vajza jonë Xana ka vdekur këtë pasdite në moshën nëntëvjeçare, pas luftës intensive prej pesë muajsh ndaj osteosarcomas. Ju falënderojmë të gjithëve për dashurinë që na keni dhënë gjatë këtyre muajve dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Po ashtu duam të falënderojmë stafin e spitaleve për dedikimin dhe tretmanin, për motrat medicinale dhe vullnetarët”, ka shkruar ai në rrjete sociale.