Mandzukic e refuzon Paris Saint-Germainin

Mario Mandzukic e ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit dhe do të mbetet në Juventus të paktën deri në janar.

Sipas Sky Sport Italia dhe disa mediave të tjera, sulmuesi kroat e ka refuzuar idenë për të luajtur në Parc des Princes.

Ai u bë synim serioz i PSG-së pas lëndimit të Edinson Cavanit dhe problemit të vazhdueshëm me Neymarin.

Megjithatë, duket se Mandzukic nuk është i gatshëm të ngutet për të marrë vendim të rëndësishëm në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Ai rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Juventusit për Ligën e Kampionëve, por gjithsesi duket i vendosur të qëndrojë në Torino dhe ta mendojë edhe një herë pozitën e tij në janar.

Më herët këtë verë, ai refuzoi edhe Manchester Unitedin dhe disa oferta të majme nga Kina.

33-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021.

loading…