Nainggolan largohet nga Interi
Merr një kthesë të befasishme çështja “Nainggolan”.
Mesfushori belg është praktikisht futbollist i Cagliarit.
I mbetur jashtë projektit të Antonio Contes, Radja ka vendosur të kthehet në Sardenjë, te Cagliari. Tashmë është zgjidhur edhe çështja e pagës e mungojnë vetëm firmat në kontratë.
Nainggolan përfitonte 4.5 milionë euro si zikaltër dhe klubi i Interit do të kontribuojë për t’i paguar pagën, duke e dhënë në formë huazimi te Cagliari.