Haradinaj: Faleminderit Boyko!

Kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falenderuar homologun e tij bullgar, Boyko Borissov për qëndrimin e tij ndaj Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Ballkani.info.

“E përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtim. Pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse të familjes europiane, BE nuk do të jetë e plotë. Faleminderit Boyko,”, shkruan Kryeministri Haradinaj.

Ky falenderimi erdhi pas vendimit që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë pjesë e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, vendim i cili Haradinaj vlerëson se do e bëjë më domethënës Samitin.

“Vendimi, që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë. E përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtim,” shkruan Haradinaj në facebook./Ballkani.info/

loading…