Atletico Madridi interesohet për Sanchezin

Atletico Madridi i është bashkuar Juventusit dhe Interit në garën për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Alexis Sanchez njofton të mërkurën “El Mundo Deportivo”.

Te Atletico e shohin Sanchezin si përforcim të duhur për sulmin dhe zëvendësim të Antoine Griezmannit, i cili do të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere.

Sanchez tashmë është nxjerrë në shitje nga Manchester Unitedi pas paraqitjeve të dobëta që ka patur edicionin e fundit.

30-vjeçari, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në 27 ndeshje në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”.

Kiliani ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Arsenali, Barcelona e Udinese. Ai ka edhe 124 ndeshje e 41 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Kilit.