Rita Ora lufton ngacmimet në internet

Si Rita 27-vjeçe, ashtu edhe Cara 26-vjeçe, kanë përjetuar abuzimet ‘online’, ndërsa Rita e ka pranuar se nuk është e lehtë të lexosh dhe përballosh komentet negative për veten.

Rita Ora dhe Cara Delevingne kanë bashkuar forcat për të luftuar ngacmimet që ndodhin në internet. Kompania e kozmetikës ‘Rimmel London’ dhe fondacioni bamirës ‘The Cybersmile Foundation’ kanë filluar fushatën ‘I Will Not Be Deleted’ e cila ka për qëllim dhënien fund të ngacmimeve në internet dhe ambasadoret e këtyre firmave, Ora dhe Delevingne, janë duke mbështetur këtë iniciativë, pasi edhe vetë ato kanë qenë të ekspozuara ndaj ashpërsisë së internetit, transmeton “Zëri.info”.

Si Rita 27-vjeçe, ashtu edhe Cara 26-vjeçe, kanë përjetuar abuzimet ‘online’, ndërsa Rita e ka pranuar se nuk është e lehtë të lexosh dhe përballosh komentet negative për veten.

“Nuk mund të imagjinoj se si është të jesh sot në adoleshente. Ju jenë subjekt i talljeve dhe ngacmimeve. Është vështirë të mos e lexosh secilin koment. Nuk mund ta imagjinon se ndaj çka po kalojnë shumë të rinj”, ka deklaruar Rita, transmeton më tutje “Zëri”.

Ajo ka shtuar se ishte e rëndësishme që ajo dhe mikja e saj Cara, të cikës ajo i ishte drejtuar kur kishte përjetuar abuzimin në internet, tani kanë bashkuar forcat dhe miqësinë për të luftuar abuzimet në internet.

“Jam vërtetë e lumtur që kam një mikë të këtillë, e cila më është gjetur në momente të rënda të jetës sime, sidomos ndaj abuzimeve në internet”, ka shtuar Rita e cila së bashku me Caran shpresojnë se kjo iniciativë do t’i ndihmojë të gjitha viktimat e këtij lloji që të jenë të sigurta të postojnë çfarë të duan në internet.