Zbulohen ndresat e Interit për sezonin e ardhshëm

Vijnë konfirmimet zyrtare për fanellën e Interit për sezonin e ardhshëm, teksa “Footyheadlines” ka publikuar fotot e para të saj.

Këto fanella kanë dalë tashmë në shitje në dyqanet Nike, në Australi, ndërsa shumë shpejt do të shpërndahen në të gjithë botën.

Prezantimin e parë të tyre, Interi do ta bëjë në ndeshjen e fundit të kampionatit, më 26 maj ndaj Empolit, sfidë që do të luhet në “San Siro”.

Më poshtë janë edhe fotot e fanellës së re të zikaltërve: