Interi vëzhgon “Pirlon e ri”

Beppe Marotta dhe Ausilio do të jenë tepër aktiv në merkaton e verës për të afruar lojtarë me eksperiencë por edhe talente për të ardhmen.

Një prej tyre është Sandro Tonali, xhevahiri i Brescias, që ka admirues edhe Juventusin e Chelsean, por zikaltërit kanë një strategji të qartë.

Ata janë gati t’i ofrojnë 30-35 mln Euro presidentit Cellino për kartonin e lojtarit dhe ta lënë mesfushorin te Brescia edhe një sezon, ku mund të luajë rregullisht e të ndihmojë skuadrën të ngjitet në Serie A.