Shtatzënia dhe noti

Aktivitetet fizike janë të mirëseardhura pothuajse në çdo shtatzëni e cila zhvillimin e ka të mirë. Përveç shumë përfitimeve të gruas gjatë kësaj periudhe nëntë mujore, aktivitet fizike poashtu rrisin pompimin e zemrë së frytit brenda barkut.

E një ndër sportet më praktike, të preferuara dhe I cili ndikonë në komplet organizmin tuaj është noti.

Notin ndikon pozitivisht njëkohësisht në të dy grupet e muskujve më të gjatë të trupit (këmbët dhe duart).

Është i parrezikshëm për trupin sa i përket lëndimeve. Uji rregullon temperaturën tuaj që të mos ngritet shumë, dhe parandalon lëndimet duke mbrojtur ligamentet tuaja gjatë notit.

Dhe, sigurisht, megjithëse pesha juaj është më e madhe gjatë shtatzënisë, në ujë do të ndiheni tejet të lehta.

Iu ndihmon të mbani peshën brenda kornizave të shëndetshme për trupin tuaj.

Gjatë prezencës tuaj në ujë, do të normalizoni ënjtjen e këmbëve dhe duarve, të cilat janë të zakonshme në shtatzëni.

Koha e cila preferohet për femrat shtatzëna të bëjnë notë, është 20 deri në 30 minuta më së shumti, disa herë në javë nëse nuk keni mundësi çdo ditë.

Por, përpara se të nisni çfarëdo sporti gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës suaj, konsultohuni me doktorin tuaj pasi që ai është i njoftuar me gjendjen tuaj të tërësishme të organizmit.