mund feronikelin

Gjilani e nis edicionin e ri me fitore

Skuadra e Gjilanit e ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës me fitore. 

Gjilani në nisje të kampionatit të ri të premten pasdite e ka mposhtur Feronikelin 74 në udhëtim me rezultatin 3:1. 

Granit Jashari e realizoi golin e parë për skuadrën gjilanase në minutën e shtatë. 

Golin e dytë e realizoi mesfushori Hamdi Namani në minutën e 48-të. 

Namani realizoi supergol nga distanca. 

Një supergol u shënua edhe nga Indrit Prodani për Feronikelin 74 në minutën e dytë. Por goli i Prodanit u anulua për shkak të prekjes me dorë gjatë ndërtimit të aksionit nga sulmuesi Ivan Deliq. 

Bleart Tolaj nga penalltia në minutën e 84-të realizoi për 3:0. 

Nga pika e bardhë edhe Shpresim Zogu e realizoi golin e vetëm për Feronikelin 74 në minutën e 89-të. 

Gjilani edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 51 pikë. 

Feronikeli 74 u rikthye në Superligë pas një viti të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.