kandidati për kryetar

Shukri Buja: Fitorja është e jona


Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka theksuar bindjen e tij për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai e ka shoqëruar mesazhin me thirrjen: “Fitorja është e jona!”, duke kërkuar mobilizim nga mbështetësit.

Buja, i cili tashmë ka shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit në një mandat të mëparshëm, tha se gara e sivjetme është moment i rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.

“Jam i bindur se Lipjani do të ecë përpara me vizionin tonë. Fitorja është e jona dhe së bashku do të sjellim ndryshime për qytetarët,” ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, ndërsa gara në Lipjan pritet të jetë e ngushtë mes partive kryesore.