Halit Barani: Haga mi mori dëshmitë e Prekazit (VIDEO)

Rrethimi i hekurt i Prekazit nga forcat serbe kishte pamundësuar hyrjen në këtë fshat edhe të aktivistit për të drejtat e njeriut, Halit Baranit.

Kamera e tij fokusoi shumëçka që po ndodhte para 21 vjetëve në familjen e komandanti legjendar Adem Jasharit, ndonëse ishte rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes.

Barani mban mend shumë mirë atë që ngjau aty duke shtuar se ishte i pari që filmoi luftën e Prekazit.

Por, gjithçka që incizoi më 5 mars 1998 në familjen Jashari në Prekaz nuk i ka më.

https://www.youtube.com/watch?v=FEHL3kk-0W0