Lajmi i fundit

48 orë paraburgim për Noizyn

Reperi i njohur shqiptar Rigles Rajku i njohur si Noyzi është paraqitur në stacionin Policor në Rajonin e Pejës ku është intervistuar nga policia dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Këtë e ka bërë të diturzëdhënësi i Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi.

“Sapo është dorëzuar në polici, pasi të intervistohet i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax iu caktua masë arresti me burg.