Liga e Kombeve

Kosova favorite e madhe përballë Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll pas fitores që shënoi ndaj Lituanisë në Kaunas, nesër rikthehet ën fushë për ndeshjen e katër në Ligën e Kombeve, ku për kundërshtar e ka Qipron.

Dardanët që po luftojnë për pozitën e parë në Grup ku luan edhe Rumania e Qipro, hynë në fushë vetëm për fitore dhe asnjë rezultat tjetër nuk pranohet, shkruan Ballkani.info

Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë edhe verdiktin e tyre duke e bërë Kosovën favorite të madhe përball Qipros.

1.33 është kuota e fitores së Kosovës, ndërsa ajo e Qipros hiç më pak se 9.00.

Barazimi ka një kuotë 5.25. Ndeshja Kosova – Qipro, luhet nesër nga ora 20:45. /Ballkani.info